A ka frikë se mos e pëson si Gruevski? Ja si përgjigjja e Metës

Shqipëria

A ka frikë se mos e pëson si Gruevski? Ja si përgjigjja e Metës

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:24
Ilir Meta

“Pyetja që vret” është rubrika më e re e emisionit “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, që vë “me shpatulla pas murit” të ftuarit. Sot ishte Presidenti Ilir Meta ai që u përball me pyetjet e drejtuesit të emisionit Arian Çani.

Një ndër pyetjet që ai i drejtoi Presidentit ishte nëse ka frikë se mos përfundon si ish-kryeministri Nikola Gruevski. Meta i prerë tha se nuk e njeh frikën.

Arian Çani: Edi Rama duket se ka marrë gjithë institucionet e drejtësisë, a nuk keni frikë se mos e pësoni edhe ju si Gruevski?

Ilir Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell.

Arian Çani: Si President i Shqipërisë më thoni kur do të ndaheni zyrtarisht nga Monika Kryemadhi e LSI për të qenë i barazlarguar me palët politike.

Ilir Meta: Larg qoftë. Është një pyetje e rrezikshme dhe përgjigjen e ka të qartë. Me Monikën vetëm në shtëpi.

Arian Çani: A jeni bërë pishman që ndihmuat Ramën kundër Nanos dikur?

Ilir Meta: Vetëm përpara Çani.

Arian Çani: S’po i flet Çanit, po i flet të madhit…

Ilir Meta: Vetëm përpara. Bëje të mirën, hidhe në det dhe ajo do kthehet pas.

Arian Çani: A jeni i ndërgjegjshëm se Edi Rama nuk mposhtet më me mjete politike?

Ilir Meta: Provokim.

Arian Çani: Edi Rama dhe Lulzim Basha të imagjinojmë se kanë nevojë që t’i ndihmosh sepse janë duke u mbytur në ujrat e Liqenit Artificial. Kujt do t’i shpëtonit jetën Ramës apo Bashës?

Ilir Meta: Do t’i çoja shqiponjën me dy koka që t’i shpëtonte të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat