"Buxheti i qeverisë për shëndetësinë në nivelet afrikane"

Shqipëria

"Buxheti i qeverisë për shëndetësinë në nivelet afrikane"

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Tritan Sheh

Për deputetin e PD-së, Tritan Sheh, buxheti 2019 ne Shendetesi eshte buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.

Sipas tij ai eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.

Reagimi

Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e reth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.

Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete.

Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.

Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.

Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.

Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.

Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat