Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa lokalisht intensive Vlorë dhe Gjirokastër.
Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Reshjet në formën e dëborës pritet të zbresin deri në 800m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: -1 / 4 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.17) dhe nesër (e diel, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë, dt.17) dhe nesër (e diel, dt.18) pritet rrezik ”I ULËT” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Kukës. Pjesa tjetër e qarqeve ndodhen ne nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. Rreziku është më i lartë gjatë ditës së sotme.