Aksidenti me tre të plagosur në Librazhd, flet banori që shkoi i pari në vendngjarje

Shqipëria

Aksidenti me tre të plagosur në Librazhd, flet banori që shkoi i pari në vendngjarje

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:37
Dy vëllezërit Markel Merolli

Një banor i zonës në fshatin Pishkash në Librazhd tregon se si i gjeti të plagosurit nga aksidenti dhe lajmëroi policinë.

Ai thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së sotme.

“Ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit. Isha zgjuar, dëgjova zhurma dhe dola. 

Njëri prej tyre ishte rëndë, pasi kishte dëmtime në pjesën e gjoksit” thotë banori për Report Tv.

Nga aksidenti sot në Librazhd u lënduan tre persona, mes tyre janë dy vëllezër Markel Merolli, drejtues i furgonit dhe vëllai i tij Endri Merolli. 

Ata po ktheheshin nga Korça ku kishin marrë furnizim kur u aksidentuan në Prrenjas në fshatin Pishkash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat