Zbulohen të arrestuarit në Elbasan. Emrat

Shqipëria

Zbulohen të arrestuarit në Elbasan. Emrat

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:11
Elbasan

Mësohet se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shoqëruar nga aksioni i zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e policisë së Drejtorisë Vendore.

Kështu konfirmohet zyrtarisht se dy të arrestuarit janë Enver Çapja, 51-vjeç dhe Naim Gjarri, 38-vjeç. Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet në lokalin e tij u gjet një pako me fishekë pistolete. Ndërsa Naim Gjarri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.

Policia, gjatë këtij operacioni shoqëroi edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat