Pas dekretimit të Sandër Lleshit, si ministër i Punëve të Brendshme ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kryeopozitari ka thënë se:
“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq, sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”.