Paralajmërimi, në këto zona mos qarkulloni pa zinxhirë

Shqipëria

Paralajmërimi, në këto zona mos qarkulloni pa zinxhirë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:02
Paralajmërimi, në këto zona mos qarkulloni pa zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë në Qarkun e Korçës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes maksimal teksa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur.

Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve, por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë akoma më shumë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat