Kryemadhi: Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE

Shqipëria

Kryemadhi: Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Kryemadhi: Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Sarandës, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë.

Kryemadhi tha se së bashku me Frontin Opozitar, kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 Qershor.

Fjala e Kryetares së Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin  me strukturat e LSI-së Sarandë

Për mua është takimi i dytë si Kryetare e LSI-së, takimin e parë e kemi pasur në shtator me drejtuesit kryesor të fushatës të zgjedhjeve të 2017, por sot e kemi më të zgjeruar për shkak dhe se situate tashmë dhe vendimet që ne do të marrim, do të kenë komplet drejtim tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe strukturat e LSI tashmë nuk kanë më kohë për të ndenjur por duhet të fillojnë të përgatiten dhe të bëhen gati. Jo vetëm për hartimin e listave për këshilltarë por për evidentimin  edhe njëherë të gjithë atyre strukturave të LSI, të cilat në zgjedhjet e 25 qershorit i dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm LSI në Bashkinë e Sarandës. Ashtu sikurse dhe në Delvinë dhe në Sarandë, Konispol dhe të gjitha me radhë. Do doja të thoja meqë jemi dhe në transmetim televiziv një mesazh shumë interesant. Dje unë isha në Shkodër, sot jam në Sarandë me strukturat e LSI për të falenderuar për angazhimin e të gjithë atyre njerëzve dhe drejtuesve të LSI, në Bashkinë e Sarandës, Delvinë, Konispol, Finiq, të cilat I dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm dhe ju jemi shumë mirënjohës, sepse rezultati i LSI në këto zona ka qenë spektakolar. Por kjo nuk do të thotë që ne të ngelemi këtu. Kjo do të thotë që është hapi I parë drejt zhvillimit të strukturave të LSI dhe drejt fuqizimit të saj. Në fakt LSI është një forcë politike e cila siç e dini dhe ju nëpërmjet delegatëve apo dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues mori vendimin e saj për të qenë në opozitë, për tu distancuar nga ajo keqqeverisje të cilën PS ose Rilindja po instalonte nëpërmjet funksionimit të kapjes së ekonomisë, të politikës dhe të gjitha institucioneve shtetërore, nga oligarkët dhe krimi i organizuar.

Sot është më se flagrante dhe qytetarët e Sarandës apo edhe bizneset e Sarandës janë ato që e ndjejnë edhe më shumë kapjen e ekonomisë. Kapjen e ekonomisë, kapjen e institucioneve të shtetit sepse një nga përballjet që kanë pasur bizneset e Sarandës ka qenë turizmi. Përballja me hetimin tatimor, me policinë, me taksat, të cila në çdo moment në kulmin e sezonit bllokonin dhe kontrollonin bizneset, në mënyrë të tillë për të gjetur korrupsionin e madh tek kilet e domateve që bliheshin për restorantet apo te kokrrat e vezëve që skuqeshin për turistët. E gjitha vinte si rezultat i një presioni që bëhej jo vetëm ndaj biznesit, por ushtrohej presion ndaj turistëve, ndaj gjithë infrastrukturës turistike të Sarandës, kur ne e dimë shumë mirë që qyteti i Sarandës është qytet që jeton vetëm nëpërmjet turizmit. Ka dhe një port shumë modest, i cili sado i vogël është shërben për atë numër të vogël turistësh, pra për shkëmbimet në rrugë detare të të gjithë zonës rreth e qark. Nga ana tjetër shikojmë që presioni politik është i jashtëzakonshëm ndaj njerëzve që kanë qëndrime apo këndvështrime të ndryshme për sa i përket politikave të qeverisjes së Rilindjes. Dhe ushtrohet presion jo vetëm duke i hequr ata nga puna, por duke i kërcënuar edhe për të hequr familjarët e tyre. Megjithatë kjo nuk është zgjidhja. Ky është thjesht një moment, është thjesht një kalim ose zgjatje e kohës së bishës që është duke dhënë shpirt, ashtu sikurse është një motivim shumë i madh për të gjithë ne, jo vetëm si drejtues të LSI-së, por për të gjithë ata njerëz të cilët duan të përballen dhe ta rrëzojnë këtë realitet të hidhur të cilin ka instaluar qeveria e Ramës. Ne dje ishim në Shkodër dhe në fakt Shkodra ishte një nga qytetet më të kërcënuara. Është një nga qytetet në të cilin presioni i bandave dhe i krimit të organizuar ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu sikurse çdo ditë e më shumë kërcënimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve janë prezente. Sot jemi në Sarandë, në një qytet të jashtëzakonshëm dhe një nga pikat më turistike të Shqipërisë. Por po ta shikosh në drejtimin e zhvillimit, zhvillimi i këtij qyteti ka qenë i jashtëzakonshëm, por nuk ka ardhur si rezultat i politikave qeverisëse por ka ardhur si rezultat i vetë zhvillimit dhe i vetë angazhimit të qytetarëve dhe të bizneseve të Sarandës. Do donim të flisnim shumë porsa i përket pozicionimeve dhe angazhimeve tona, por dua të ndaj disa gjëra me ju, përsa i përket mesazhit në të cilin ne herë pas here përballemi me njerëzit. Dëgjojmë rëndom që thonë për LSI që herë me PD herë me PS. E kam thënë dhe do ta rithem disa herë. Për të gjithë ata që na ndjekin, për të gjithë ju që jeni këtu në mënyrë për ta shpërndarë një mesazh të tillë. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE. Sepse bashkimi me PD iu dha shansin shqiptarëve, për të lëvizur të lirë pa viza në BE. Pa LSI qeveria socialiste nuk do ta kishte të mundur të merrte statusin kandidat për anëtar të BE. Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha ka qenë ajo e cila ka iniciuar dhe ka luftuar vazhdimisht me një integritet dhe me një forcë, me vendosmëri por dhe më një përgjegjshmëri shumë të madhe për ta bërë të mundur marrjen e statusit kandidat. Dhe sot qeveria që ju e dini të gjithë që thotë z. Rama tepsinë e ka të gjithë për vete, nuk ka më Ministri Integrimi, është shkrirë. Ekziston  si një drejtori pranë Ministrisë së Jashtme dhe procesi i integrimit, çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe reduktohet.

Çdo ditë që afrohet ne ikim më larg angazhimeve që merr Shqipëria drejt BE. Kjo ndodh sepse qeverisë së rilindjes, nuk i intereson  integrimi i vendit në BE sepse do të kushtëzonte jashtëzakonisht shumë veprimtarinë kriminale të qeverisjes së Rilindjes. Integrimi Europian do të kushtëzonte jashtëzakonisht shumë kontrollin mbi policinë dhe mbi ushtrinë të grupeve kriminale. Do të kontrollonte dhe do ta kufizonte akoma më shumë, qeverinë e Edi Ramës, ndaj vjedhjes së buxhetit të shtetit, ndaj koncesioneve me oligarkët, ndaj zhbërjes së sistemit arsimor, ndaj shkatërrimit të sistemit shëndetësor, pra për shëndetësinë falas, atë të famshmen që të gjithë e kemi dëgjuar. Por në fakt kur trokasim nëpër dyert e spitaleve, është një nga shërbimet më të shtrenjta që ka jo vetëm rajoni por dhe pjesa më e madhe e Europës. Pra është më shtrenjtë të kurohesh në spitalet shtetërore të Shqipërisë sesa të kurohesh në spitalet private të Italisë apo të Gjermanisë. Ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne duhet të fillojmë të kuptojmë dhe të bëjmë diferencën midis asaj çfarë ndodh sot dhe asaj çfarë aspirojnë shqiptarët. Shqiptarët aspirojnë integrim sa më të shpejtë në BE.

Shqiptarët aspirojnë që të jenë evropian të vërtetë. Nuk është e thënë thjesht një flamur blu me disa yje, por integrimi në BE do të thotë integrim ekonomik, do të thotë integrim arsimor, shëndetësor, integrim në të gjitha fushat e jetës. Dhe faktikisht integrimi evropian i Shqipërisë nuk ka të bëjë thjesht më një vendim të Parlamentit Europian, por ka të bëjë me mentalitetin që ne duam të instalojmë sot. Kemi dëgjuar premtime boshe të PS, pra 300 mijë vendet e punës të cilat nuk u hapën asnjëherë 300 mijë vende pune, por u shpërngulën 400 mijë shqiptarë. Besoj se ju jeni dhe ata që e ndjeni akoma dhe më shumë mungesën e krahut të punës dhe të fuqisë punëtore, sepse djemtë dhe vajzat e Sarandës largohen nga Shqipëria, largohen për të emigruar në vendet e tjera, disa në Greqi por edhe nga Greqia kanë ikur dhe janë drejtuar drejt vendeve të tjera siç është Anglia, Gjermania apo Franca. Sepse kërkojnë një mundësi të tjetër më të madhe. Kur ndërkohë në Shqipëri në Sarandë ato i kanë mundësitë shumë më të mëdha. Por mungesa e oportuniteteve, sjellja si armik e shtetit me bizneset, nuk e krijon mundësinë që të zhvillohet. Kur ndërkohë Shqipëria që është një nga vendet më të bekuara, pra ka 300 ditë diell nga 365 ditë të vitit, kur turizmi duhet të jetë një nga degët kryesore të turizmit në Sarandë, sot ku jemi ne, edhe pse dita është me shi faktikisht, mundësitë për ta zhvilluar dhe për ta implementuar më shumë turizmin janë shumë të mëdha. Para disa kohësh këtu ka qenë dega e turizmit të Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Në degë e cila është e domosdoshme sepse sot Shqipëria një nga resurset më të mëdha ka turizmin.

Duke qenë se ka një nga resurset e saj më të mëdha turizmin , ne nuk kemi asnjë degë universitare e cila zhvillon dhe prodhon jo vetëm menaxherë të turizmit dhe biznesit dhe administrimit të tij, por nuk e kemi mundësinë për të hartuar edhe politika të zhvillimit të turizmit, ajo për të cilën ka sot nevojë Shqipëria. Shqipëria ka një nga vijat bregdetare më të bukura të Ballkanit, e cila dashje pa dashje jo vetëm që nuk është e menaxhuar, por çdo ditë e më shumë po degradohet pa pasur një master plan, pa pasur një politikë zhvillimore, qoftë kjo ekonomike apo e zhvillimit të turizmit. Ne si LSI e shikojmë të domosdoshme funksionimin e Komitetit të Turizmit. Pse e themi këtë të domosdoshme? Sepse shikojmë që një nga pikat më kryesore të Sarandës është turizmi, është zhvillimi i porteve, është zhvillimi i resorteve të tjera turistike, ashtu sikurse jo vetëm për Sarandës, por për të gjithë vijën bregdetare që fillon që nga Velipoja e deri këtu në Sarandë. Duke mos u zgjatur shumë do doja të ndalesha edhe në disa gjëra të tjera për sa i përket bashkëpunimit opozitar, për sa i përket bashkëpunimit të LSI-së me PD-në dhe partitë e tjera opozitare. Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve. Mendojmë që të qenurit kandidatë politik sot nuk është se është ndonjë gjë shumë e madhe, sepse njerëzit janë lodhur nga politika. Kjo edhe për shkak të politikës së bërë deri tani, ku dhe ne vetë kemi qenë pjesë përbërëse e saj. Mendoj që gabimet e së shkuarës duhet t’i kthejmë në mësime për të ardhmen në mënyrë të tillë që të mos kemi më problematikat që kemi pasur. Të mos kemi më që pushteti t’i jepet një dorë një individi të vetëm, i cili e kthen atë në funksion të një grupi të caktuar oligarkësh dhe në funksion të interesave të veta. Një njeri i keq i bën keq ambientit dhe familjes së tij ku jeton, një kryeministër i keq i bën keq vendit dhe kombit të tij. Prandaj dhe ne kemi nevojë për ta ndryshuar këtë realitet, për të rizgjedhur dhe për të rifutur në jetën e shqiptarëve njerëz të mirë, njerëz që e duan vendin e tyre, njerëz që e suportojnë vendin dhe popullin e tyre, dhe mbi të gjitha njerëz që suportojnë dhe duan rininë e vendit të tyre. 

Një kryeministër që nuk e do rininë e vendit të vet, nuk mund të dojë të ardhmen e vendit të vet. Një kryeministër që nuk i adhuron simbolet dhe nuk i respekton simbolet e kombi të tij, nuk mund ta dashurojë dhe adhurojë kombin e tij. Prandaj ne e kemi të domosdoshme për të mos u ndalur asnjë sekondë dhe asnjë moment duke folur, duke biseduar, duke kontribuar me njerëzit për të kuptuar realitetin. Edhe për t’iu hequr frikën njerëzve, edhe për t’i trimëruar ata, sepse për hir të së vërtetës sot njerëzit nuk e gjejnë më zgjidhjen në strukturat e shtetit, nuk e gjejnë më zgjidhjen tek qeveria e tyre. Sepse struktura e tyre dhe qeveria e tyre janë bërë armiq të popullit dhe të njerëzve, por e gjejnë zgjidhjen në allishverish apo në individë të cilët janë të fortë, kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me qeverinë dhe i kanë kthyer në instrumenta. Dikur më përpara kishim strukturat e partive politike, pra ishte Partia Socialiste apo Partia Demokratike apo LSI-ja që përdornin instrumentat e strukturave partisë për të zgjidhur halle dhe probleme, sepse nëpërmjet partisë shkonin dhe ngrinin zërin në qeverisje.

Sot nuk është më në zyrat e Partisë Socialiste, ajo që është në pushtet po themi, sot janë zyrat e Rilindjes. Sot janë individët e Rilindjes të cilët janë kthyer në sekser të emërimeve të njerëzve në punë, janë kthyer në sekser të marrjes së pronave dhe në instrumenta të rrëmbimit të pronave të qytetarëve. Prandaj edhe ne e shikojmë të domosdoshme funksionimin dhe solidaritetin e të gjithë strukturës, jo vetëm të LSI, por të gjithë opozitës. Prandaj edhe strukturat tona në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohemi, sepse është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja. Të gjithë më thonë që je shumë e drejtpërdrejtë, por diplomacia e tepërt apo duke bërë politikë më shumë se ç’duhet na ka larguar nga njerëzit, sepse me njerëzit duhet të jemi më të drejtpërdrejtë, duhet të flasim hapur, duhet të denoncojmë problematikat, duhet të marrim përsipër angazhimet dhe përgjegjësitë tona, sepse njerëzit nuk kanë më kohë të humbasin. Shqipëria prej 27-28 vjetësh vazhdon të jetë akoma në tranzicion. Akoma diskutojmë ujin e pijshëm, akoma diskutojmë rrugë, apo diskutojmë dritat, akoma diskutojmë spitalet, kur edhe në kohën e diktaturës kishte shërbime 10 herë më të mira se sa shërbimet që na afrohen sot. Prandaj e them këtë, që ky tranzicion duhet të marrë fund. Ky tranzicion duhet të marrë fund nëpërmjet votës së njerëzve. 

Politika duke pasur frikë nga njerëzit po i detyron shqiptarët për tu larguar nga Shqipëria në mënyrë të tillë që të mos përfshihen në vendimmarrje, të mos përfshihen në proceset zgjedhore, në mënyrë që pakënaqësinë e tyre të mos e shprehin nëpërmjet votës, por ta shprehin duke ikur që ti lejë hapësirë boshe politikës, që të bëjë si ti dojë qejfi asaj me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, me pronat e shqiptarëve. Për të mos u zgjatur, unë dua t’ju falënderoj jashtëzakonisht shumë. Angazhimi juaj në zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë i jashtëzakonshëm. Ndoshta ne kemi qenë pak larg më shumë se ç’duhet me ju, por ju jap fjalën që shumë shpejt do të vijmë përsëri. Do të vijmë për tu takuar, për të diskutuar, sepse është e domosdoshme dhe respekti është dyfish për ju, që jeni në qytete kaq të largëta, që jetoni me forcat tuaja, me ekonominë dhe biznesin tuaj dhe na përkrahni dhe na mbështesni në momentet më të vështira. Dua t’ju falënderoj, ju jam shumë mirënjohëse edhe në emër të LSI, edhe në emrin tim sepse na keni bërë që ta mbajmë kokën lart në Sarandë.

Detyrimi im është që të vi më shpesh te ju, për të qenë më në kontakt me ju, dhe për të ndryshuar atë realitet, i cili në të vërtet qytetarët ja kanë dhënë LSI në Bashkinë e Sarandës, por tjetërsimi dhe deformimi i votave që i kanë bërë strukturat e policisë dhe strukturat e Rilindjes kanë qenë më të forta. Por është ajo që thashë pak më përpara, i vërteti do të triumfojë. Ne jemi munduar pak në fakt, por nuk na kanë mundur, përkundrazi na kanë bërë më të fortë dhe jam e bindur që në zgjedhjet lokale LSI do të jetë një nga surprizat më të mëdha, jo vetëm në Bashkinë e Sarandës, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat