Fyerje dhe mashtrim, Erion Veliaj përfundon në prokurori

Shqipëria

Fyerje dhe mashtrim, Erion Veliaj përfundon në prokurori

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Erion Velijaj

Banorët e Unazës së Re kanë depozituar një padi penale ne prokurori kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Banorët kanë depozituar padin për Erion Veliajn për 'Fyerje dhe Mashtrim', pasi kryebashkiaku pak ditë me parë i cilësoi ato që kundërshtonin projektin si shpellarë të cilët nuk duan zhvillimin e vendit.

Kujtojmë se banorët e Astirit tashmë prej disa ditësh po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, pasi në kuadër të ndërtimit të projektit për Unazën e Madhe, ndërtesat e tyre do të shemben.

Banorët e Astirit shprehen të vendosur për të vijuar protestën, teksa kërkojnë dëshmpërblim 100% për banesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat