“Takim me të rinjtë”/Basha: S’ka qeveri që ia del me popullin

Shqipëria

“Takim me të rinjtë”/Basha: S’ka qeveri që ia del me popullin

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:57
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me të rinjtë dhe të rejat e Beratit, të cilët kanë shpalosur problemet dhe shqetësimet e tyre.

Basha sulmoi ashpër qeverisjen e mazhorancës, ndërsa veprimet e tyre i cilësoi si antishqiptare.

“Pushteti ku kthehet në dhunues i ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë. Ata që  thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet  largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë”, tha Basha.

Gjithashtu  kreu i selisë blu ritheksoi faktin se qytetarët duhet të behën bashkë për të luftuar dhe larguar të gjithë ata që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata  që mbajnë peng të ardhmen tuaj” tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat