Avokati i njohur jep alarmin: Përgatituni për ndryshimin e madh, se erdhi fundi i vitit

Shqipëria

Avokati i njohur jep alarmin: Përgatituni për ndryshimin e madh, se erdhi fundi i vitit

Nga: P.R Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Spartak Ngjela

 Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ndryshimi i madh në Shqipëri do të vije.

““Shqipëria është e sigurt”, më thanë. “Sigurisht”, iu thashë. “Përgatituni për ndryshimin e madh, se erdhi fundi i vitit”, theksoi njëri syresh. “Okay”, iu përgjigja unë me një pohim sigurie”, shkruan Ngjela, përcjellë “Bota sot”.

“Fqinjët janë të trembur për territoret e pushtuara, por nuk kanë fuqi që të bashkohen. Më të shqetësuar duken qarqet e ekstremit grek, sepse po iu kërcet në derë politika e re amerikane për shqiptarët e Greqisë dhe çështjen çame. Prandaj kërcënojnë, por kanë frikë nga Amerika dhe nga Turqia, por edhe për faktin që i kanë Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh”, shkruan ndër tjerash Ngjela.

 Postimi i plotë:

“Shqipëria është e sigurt”, më thanë.
“Sigurisht”, iu thashë.
“Përgatituni për ndryshimin e madh, se erdhi fundi i vitit”, theksoi njëri syresh.
“Okay”, iu përgjigja unë me një pohim sigurie.

Ja kontradiktat e brendshme të gjendjes aktuale në Shqipëri

Koha po ecën drejt kthjellimit të vetëdijes së re kombëtare shqiptare, kurse korrupsioni i lartë shtetëror edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, po kërkon ndihmë nga antishqiptarizmi.

Vetingu po vijon për gjyqtarët dhe prokurorët. Këta kanë qenë gjëma e re kombëtare në 25 vjetët e fundit.

Presidenti po kërkon të fshehë veten dhe gjënë e fituar me paratë e shtetit, dhe kërkon ndihmë ndërkombëtarisht nga antishqiptarët.

Kryeministri Rama ka shpresë të shkatërrojë reformën në drejtësi me zvarritje, me moton: prano, por mos zbato asgjë!

Basha ka shpresë te frika e Ramës dhe mendon se në zvarritje do të mbijetojnë të gjithë të korruptuarit. Basha thotë: “le të ecë koha në këtë situatë të ngrirë dhe ne të bëjmë sikur grindemi me njëri-tjetrin e denoncojmë, se populli nuk ka të hajë, por ne kemi boll”.

Saliu është i trembur se e di forcën perëndimore të ligjit, dhe e di edhe interesin perëndimor për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Saliu e di mirë këtë, se ka luftuar kundër këtij interesi që nga viti 1992, bashkë me Beogradin.

Fqinjët janë të trembur për territoret e pushtuara, por nuk kanë fuqi që të bashkohen. Më të shqetësuar duken qarqet e ekstremit grek, sepse po iu kërcet në derë politika e re amerikane për shqiptarët e Greqisë dhe çështjen çame. Prandaj kërcënojnë, por kanë frikë nga Amerika dhe nga Turqia, por edhe për faktin që i kanë Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh.

Grekët e fantaksur nga marrëzia duan luftë me Shqipërinë, por edhe Turqia do luftë me Greqinë për ishujt që i ka pushtuar Greqia pas rënies së Perandorisë Osmane. Dhe këtu ngec gjithçka. Këtu është e garantuar gjithçka për Shqipërinë se, vërtet ende nuk e ka një mbrojtje të sajën, por ka Uashingtonin dhe armiqësinë turko-greke në favor. Si në vitin 1997 kur kryeministrja turke, Çiller, iu tha grekëve: “edhe një këmbë ushtari në Shqipëri, unë vij në Athinë”.

Kurse, duke mos e parë fare këtë fakt real politik, korrupsioni kryeministror shqiptar kërkon luftë.

Jo, asgjë nuk do të ndodhë, koha garanton Shqipërinë etnike si bashkim, dhe flakjen tejë të të korruptuarve, të shiturit shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të vijojë, njohja absolute e Kosovës do të vijë, riafirmimi i shumicës shqiptare në Maqedoni do të bëhet shumë shpejt, dhe fillimi i procesit të çështjes shqiptare të Çamërisë do të fillojë ndërkombëtarisht në favor të shqiptarëve. Por ja, edhe diçka: A e dini se sa është popullsia e Shqipërisë në Ballkan?

Bashkë me 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, në Ballkan jetojnë 20 milionë shqiptarë.

Pse, nuk e di politika amerikane këtë fakt për aleatin e vet kryesor që ka në botë: shqiptarët?

Sigurisht që e di, dhe natyrshëm që këtë politikë ka: të dominojë Ballkanin Perëndimor me aleatin e vet.

Po politika gjermane, a e di këtë fakt? Sigurisht që e di.

Dhe, ende mendojnë të korruptuarit e lartë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, se mund të kenë shpresë?

Jo. Politika është interes, dhe interesi i politikës së madhe perëndimore, tani, pas 200 vjetësh, është me shqiptarët.

Kjo është politika globale e kësaj kohe: ndreqja e gabimeve historike kundrejt shqiptarëve dhe riafirmimi normal i Arbërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat