‘Po vdesin njerëz’/ Përkeqësohet situata në Dardhë! Bllokohen rrugët - Bota Sot
‘Po vdesin njerëz’/ Përkeqësohet situata në Dardhë! Bllokohen rrugët

Shqipëria

‘Po vdesin njerëz’/ Përkeqësohet situata në Dardhë! Bllokohen rrugët

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Foto

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës.

Edhe pse prej dy ditësh është dhënë alarmi për reshjet e borës në këtë zonë turistike, nuk është marrë asnjë masë nga ana e shtetit.

Aktualisht Dardha është pa drita, ndërsa mësohet se fadromat e kanë të vështirë ndërhyrjen kjo për shkak edhe të terrenit.

‘Jemi pa drita, kërkojmë ndihmë. Situata në të cilën ndodhemi është mjaft e rrezikshme, po vdiqëm nuk na shpëton askush’, ka thënë njëri prej banorëve për mediat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...