Edi Rama i ndaloi kazinotë në Shqipëri

Shqipëria

Edi Rama i ndaloi kazinotë në Shqipëri

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 07:44
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama me një ligj të veçantë qeveritar i ndaloi kazinotë në Shqipëri.Ky është një lajm i mirë për ndalimin e lojës së bixhozit,që,sipas fjalës së Edi Rama,në Shqipëri kanë kaluar në duart e disa personave mbi 500-700 milionë euro dhe e tërë kjo e ka dëmtuar shumë buxhetin e shqiptarëve dhe të rrjedhës ekonomike në vendin tonë.

Tash e tutje,thotë Edi Rama, lekët do të kthehen në buxhetin e familjeve shqiptare dhe mjetet bruto të përmendura më lartë do të qarkullojnë në ekonominë e familjes dhe të shtetit shqiptar e jo nëpër xhepat e matrapazëve të ,,lojës së fatit,,që nëpër këto vite ka sjell veçse dëme të mëdha të shkatërrimit të buxhetit të familjes shqiptare.

Kështu në orën e fundit,qeveria shqiptare i doli në ballë skemës në kazinotë në Shqipëri,që e dëmtuan rrjedhën e buxhetit të shtetit shqiptar dhe tërë lekët e kësaj loje të kobshme në vend që të shkojnë për shpenzimet tjera të jetës për familjet shqiptare,ato u akorduan vetëm në duart e disa personave në Shqipëri,që përmes monopolit financiar të ,,lojës së fatit,i bënë dëme të mëdha në varfërinë e familjeve shqiptare.

Tashti mjetet në shumën prej 700 milionë euro nuk do të mbesin në xhepat e matrapazëve në Shqipëri,por do të qarkullojnë natyrshëm në rrjedhën e standardit jetësor të familjes shqiptare dhe në forcimin e buxhetit të shtetit,thotë kryeministri shqiptar Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat