Sot nisin shembjet tek “Unaza e Re”, banorët sërish në protestë

Shqipëria

Sot nisin shembjet tek “Unaza e Re”, banorët sërish në protestë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:50
“Unaza e Re”

Në një kohë kur pritet nisja e shembjeve të banesave që preken nga ndërtimi i “Unazës së Re” në Tiranë, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë paralajmëruar një tjetër protestë.

Ata bllokuan dje rrugën, duke ndalur qarkullimin e makinave për disa orë. Banorët thanë se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund, ndërsa nuk do të ndalen deri sa qeveria t’i dëmshpërblejë siç i takon.

Kujtojmë se për 15 ditë më radhë banorët e Unazës së Re protestuan kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave, ndërsa akuzuan këtë të fundit se do t’i nxjerrë në rrugë dhe pa i dëmshpërblyer.

Po ashtu edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se nuk është e qartë leja e ndërtimit për këtë projekt, duke shtuar se qeveria duhet të gjente një zgjidhje për banorët e kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat