Kërkesa e opozitës për Vetting në politikë, sot mbërrijnë në Tiranë ekspertët e Venecias

Shqipëria

Kërkesa e opozitës për Vetting në politikë, sot mbërrijnë në Tiranë ekspertët e Venecias

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:28
Vettingu në poltikë do të sjellë sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias

Vettingu në poltikë do të sjellë sot në Tiranë një delegacion  të Komisionit të Venecias.

Pas kërkesës së Opozitës për një ligj të vettingut në Politikë një delegacioni më 6 anëtarë që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin  Partisë Demokratike.

Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat