Gjykata Kushtetuese me 2 anëtarë, Dedja dhe Tusha automatikisht në…

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese me 2 anëtarë, Dedja dhe Tusha automatikisht në…

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:23
Gjykata Kushtetuese

Lista e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese pritet që të jetë edhe më e diskutuara në shortin që do të hidhet nga Presidenti për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo gjykatë përbëhet vetëm nga dy anëtarë, pasi pjesa tjetër e Gjykatës ose ka ngelur në veting, ose është larguar nga detyra pa e ushtruar kontrollin e pastërtisë së figurës. Sipas ligjit “Për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, në nenin 220 përcaktohet edhe përbërja e KED-it, ku theksohet se:

 “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë, dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë nga gjykatat e Apelit, dy prokurorë nga zyrat e Prokurorisë pranë gjykatave të Apelit, një gjyqtar nga gjykatat Administrative”.

Rrjedhimisht, të dy anëtarët e mbetur në Kushtetuese do të jenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Konkretisht, është kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja, dhe anëtarja tjetër Vitore Tusha. Tek emri i anëtares Tusha çështja pritet që të krijojë polemika.

Kjo, pasi gjyqtarja Tusha është propozuar nga Presidenti Meta për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nëse kjo merr mbështetjen e maxhorancës, KED-i nis funksionimin e saj me një vakancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat