Berisha lëshon bombën: Opozita ka dokumenta që faktojnë lidhjet e ministrave me kriminelët

Shqipëria

Berisha lëshon bombën: Opozita ka dokumenta që faktojnë lidhjet e ministrave me kriminelët

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:28
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje duke u shprehur se opozita zotëron fakte e dokumenta për lidhje të drejtpërdrejta të Ministrave të qeverisë me bandat dhe grupet kriminale.

I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në Report tv, Berisha deklaroi se arkivi është i “pasur” dhe përfshin gjithashtu dhe fakte për lidhjet e vëllait të kryeministri Rama, me bandën e goditur tashmë të Xibrakës, ku vite më parë u zbulua laboratori i famshëm i kokainës.

Berisha: Opozita zotëron fakte e dokumenta, nuk jam në gjendje të them sa ka, por di të them se ajo disponon një arkiv të pasur të veprimtarisë kriminale të asaj që quhet organizata kriminale e Rilindjes...

-Të kujt?

Berisha: Të Minstrave me botën e krimit, të Olsi Ramës me kriminelët.

-Edhe vëllai i kryeministrt

Berisha: Ka të dhëna objektive, dokumenta, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës.

-E zotëron opozita këtë dokument

Berisha: Plotësisht

-Ju nuk jeni mbase personi që i keni këto dokumenta, por i ka shefi de jure i opozitës, por përse nuk i keni publikuar.

Berisha: Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj kriminale që quhet rilidnje. Organizata kriminale më e fuqishme në Evropë dhe ndër më të fuqishme në Botë... sepse është pushteti. Nuk ka asnjë vend në botë që shtetin ta ketë kthyer në organizatë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat