Edhe Lulzim Basha e kujton Olldashin: Shembull përjetësisht frymëzues

Shqipëria

Edhe Lulzim Basha e kujton Olldashin: Shembull përjetësisht frymëzues

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 06:21
Sokol Olldashi

Edhe kundërshtari e ka nderuar Olldashin. Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta si pasojë e një aksidenti.

Basha thotë se në jetën e tij të shkurtër Sokol Olldashi preku shumë jetë dhe ndihmoi shumë ëndrra, ndërsa do mbetet një shembull përjetësisht frymëzues.

“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij.

Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat