Drogë nga Spanja në Itali, kapen 20 shqiptarë, italianë dhe .

Shqipëria

Drogë nga Spanja në Itali, kapen 20 shqiptarë, italianë dhe .

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Foto

Një operacion i madh antidrogë i koduar ‘Indor’ është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia italiane në Venecia.

Siç bëhet e ditur nga mediat lokale, në pranga janë vënë 20 persona, shqiptarë, italianë etj.

Në këtë aksion policor kanë marrë pjesë 100 efektivë.

Sipas të dhënave të para, hetimet në lidhje me këtë linjë të trafikut të drogave të ndryshme nga Spanja në Venecia kanë nisur që në prill të vitit 2017, me arrestimin e dy korrierëve.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor janë sekuestruar qindra kilogramë drogë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat