Kryemadhi u bashkohet protestave në Unazë të re

Shqipëria

Kryemadhi u bashkohet protestave në Unazë të re

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:57
Monika Kryemadhi

Pas thirrjeve të shumta të banorëve të zonës së Unazës së re, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u është bashkuar mëngjesin e sotëm atyre.

Takimi i Kryemadhit me banoret e Astirit është bërë në të njëjtin lokal ku edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime.

Kryemadhi u ka ofruar mbështetjen banorëve të Unazës së re, shtëpitë e të cilëve qeveria e Edi Ramës kërkon ti shkatërrojë pa asnjë kompensim.

Banorët prej më shumë se 16 ditësh janë në protesta, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim 100 për qind të pronave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat