Avokati i Shtetit fut në sherr PS-në, paga më e lartë se e Kryeministrit

Shqipëria

Avokati i Shtetit fut në sherr PS-në, paga më e lartë se e Kryeministrit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 00:51
Komisioni i Ligjeve

Paga e Avokatit të Shtetit do të jetë më e lartë se e Kryeministrit. Propozimi është miratuar në Komisionin e Ligjeve, edhe pse dy deputetë të PS-së e kanë kundërshtuar propozimin.

Paga e Avokatit të Shtetit ka bërë xhelozë deputetët e mazhorancës, madje duke shkaktuar dhe ngritje të toneve në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

Bashkim Fino dhe  Bledi Çuçi kanë kundërshtuar nismën për ndryshime në ligjin për këtë institucion, duke u shprehur se rroga e titullarit shkon më e lartë se e Kryeministrit.

Bledi Çuçi: Meqë është në varësi të Kryeministrit duhet të marrë 0.95%, gati sa Kryeministri pagë, nuk qëndron.

Bashkim Fino: Avokati tjetër do të marrë 78% të pagës së Avokati të Përgjithshëm, e di sa i del? Më shumë nga paga jonë. Dëgjo Vasilika dëgjo, se e ngre dorën ti pastaj për këto, se e ke dhe ti pagën më të lartë nga ne, 78%.

Një tjetër pikë e kundërshtuar është dhe ruajtja e pozicionit të punës dhe statusit deri në tre vite për komisionerët kur ata shërbejnë përkohësisht në strukturat e  Ministrisë së Drejtësisë.

Bashkim Fino: Nëqoftëse ikën nga Avokatia e Shtetit dhe zhvillon një punë tjetër, ta gëzosh punën tjetër. Mua më duket pak diskriminuese, jam totalisht kundër.

Pavarësisht shqetësimeve të deputetit Fino, në fund ndryshimet në ligj u miratuan ku Avokati i Shtetit kalon në varësi të Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat