Ankimimet e vetting-ut, caktohen seancat për Dedjan e Bratin

Shqipëria

Ankimimet e vetting-ut, caktohen seancat për Dedjan e Bratin

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:14
KPK

Çështja që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja, do të gjykohet në seancë publike në datën 12 dhjetor, ora 10:00.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka publikuar datën edhe për Alma Bratin, e cila do të rigjykohet një ditë më vonë. Të dy këta u konfirmuan në detyrë, por u apeluan nga Komisioneri Publik.

Ndërkohë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin edhe për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapaj, i cili u konfirmua në detyrë në muajin gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat