Pension para kohe dhe pension i plotë, si përfitohet shtesa

Shqipëria

Pension para kohe dhe pension i plotë, si përfitohet shtesa

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Nëse dëshironi të merrni pensionin dhe të përfitoni rritje të tij, atëherë mund të vijoni të paguani sigurimet shoqërore duke punuar.

Po kështu çdo person mund të marrë pensionin dhe pa plotësuar moshën. Gazeta sjell sot shembujt dhe mënyrën si përfitohet shtesa në rastin e pensionit të pleqërisë dhe si të merrni pensionin pa mbushur ende moshën.

Pensioni i pleqërisë

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Por pensioni i pleqërisë mund të rritet nëse vijoni punën dhe vazhdoni të paguani sigurinet shoqërore. Shtesa në këtë rast është 2.4% në vit, të pensionit që përfitoni. Kur paguani sigurimet dhe punoni, pensionin vijoni ta përfitoni.

Pensioni i reduktuar

rKushtet e përfitimit: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme; b) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat