Gjiknuri për Unazën e Re: Ende nuk kanë nisur prishjet dhe shpronësimet - Bota Sot
Gjiknuri për Unazën e Re: Ende nuk kanë nisur prishjet dhe shpronësimet

Shqipëria

Gjiknuri për Unazën e Re: Ende nuk kanë nisur prishjet dhe shpronësimet

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:07
Damian Gjiknuri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, foli për Unazën e Re, prishjet e banesave dhe shpronësimet e banorëve.

“Gjithçka është e stisur politikisht. Nuk ka filluar asnjë procedurë njoftimi qoftë për ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie. Nuk ka një proces prishje pa dalë një proces për shpronësimin e tyre. Së pari do dalë vendimi i këshillit të Ministrave dhe vetëm pas VKM do të fillojë procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit, ata që janë pa dokumentacion, do të trajtohen me tre vjet qira, ndërsa u bëri thirrje banorëve të më mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë e Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera