Qëlloi me vezë drejt Erion Veliajt, gjykata merr vendimin për militantin e PD-së - Bota Sot
Qëlloi me vezë drejt Erion Veliajt, gjykata merr vendimin për militantin e PD-së

Shqipëria

Qëlloi me vezë drejt Erion Veliajt, gjykata merr vendimin për militantin e PD-së

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Pamje nga gjuajtja me vezë

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për një nga militantët e Partisë Demokratike, që tentoi të qëllonte me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit, po shkonte në një dëgjesë të organizuar me artistët për çështjen e teatrit.

Oleg Gora është dënuar me 50 mijë lekë gjobë për kryerjen e veprës “Prishje të qetësisë publike”.

“Gjykata, bazuar në nenin 274 te K.Penal, e gjen fajtor te pandehurin Oleg Gora për kryerjen e kundërvajtjes penale të “Prishje e qetësisë publike”. Nisur nga sa më sipër gjykata vëren se, rrethanat e mësipërme, në kompleksitet janë të tilla që, bazuar në nenin 406/a te K.Pr.Penale lejojnë miratimin e kërkesës së prokurorit për miratimin e urdhrit penal. Për pasojë, Gjykata çmon se dënimi i të pandehurit Oleg Gora me 50 000 lekë gjobe, për kryerjen e kundërvajtjes të “Prishje e qetësisë publike””, citohet në vendimin e gjykatës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera