Vizita e Metës në Zarë raportohet gjerësisht në median kroate

Shqipëria

Vizita e Metës në Zarë raportohet gjerësisht në median kroate

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Vizita e Metës në Zarë raportohet gjerësisht në median kroate

Mediat kryesore kroate kanë i bërë jehonë vizitës së Presidentit Ilir Meta në Kroaci.

Televizione si “N1”, “RTL Danas” dhe gazeta kombëtare kroate si “Vecernji”, ne faqet e tyre online, theksojnë se presidenti shqiptar u takua me presidenten kroate në Zarë, ku ndodhet dhe komuniteti i shqiptarëve në Kroaci.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës në Kroaci me rastin e vitit të Skënderbeut po zhvillon takime me komunitetin shqiptar.

Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.
Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitarovi? u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës.

Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krsti?a”, në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.
“Këtu janë shkolluar breza të shumtë arbanasish duke nxjerrë plejada akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh e artistësh, të cilët krijuan vlerën e përbashkët sa arbneshe, aq edhe kroate.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat