Pse duhet të shpërblehen të gjithë banorët

Shqipëria

Pse duhet të shpërblehen të gjithë banorët

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:06
Protesta tek Unaza e Re

Situata mes banorëve të Astirit dhe drejtuesve vazhdon të jetë problematike. Kjo sepse qeveria nuk pranon të shpronsojë bamorët në vlerën e tregut dhe një shpronësim të plotë.

Më poshtë po ju rendisim disa argumenta pse duhen shpronësur të gjithë bamorët.

Banorët e banesa të palegalizuara duhet të shpërblehen në të njëjtën vlere me ato të legalizuarat sepse;

Procesi i legalizimit në kushtetutën e Shqipërisë njihet nga artikulli 41, si derivat i Kodit Civil - ose e falje e aktit abuziv të kryer në një periudhe kohe. Kjo gjë do të thotë që të vetmin detyrimin që ka banori ndaj shtetit apo palëve të treta është ai i truallit dhe/ose i godinës, e jo penaliteti. Kjo gjë duhet të shëshojë dhe tejkalojë urrejtjet në bazë origjine.
 Cfarëdolloj arsye e cila ka mbajtur peng mos legalizimin nuk është çështje penaliteti por teknike e planifikuese dhe si e tillë nuk bie mbi banorin por mbi zyrën e urbanistikës apo aluiznin që ngre rregullore dhe/apo harton programe. Në Itali këto gjëra ndahen me "condono edilizio" ajo penale, dhe "sanatoria edilizia" ajo teknike dhe planifikuese. Për sa kohë këtë të fundit asnjë instituicon publik nuk e zbaton njerëzit kanë mbetur vare dhe do të mbesin për vite me rradhe - dhe për një shtesë parcele gabim rrezikojnë të gjithë shtëpinë. Për çdo rast duhet të ketë një dialog të hapur dhe të shpejtë ku pale të treta të njohura instituionalisht të ndërverprojnë në sisteminin teknik/planifikues apo inxheneristik.
 Pa vendosur një termoter mbi këto dy parametra, parcela dhe godina, në të gjithë qytetin në bazë të zonave informale çdo veprim do të rezultojë me dëme sociale dhe ekonomike në qytet dhe frikës së investimit.
Banorët e banesa të palegalizuara duhet të shpërblehen në të njëjtën vlerë me ato të legalizuarat sepse në luftën ndërmjet vlerave të tregut jam me më të dobtin, atë që përfundon në rrugë dhe këtë ma tregon arbitrariteti i drejtimit të investimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat