Moti, nis një përmirësim i përkohshëm me kthjellime

Shqipëria

Moti, nis një përmirësim i përkohshëm me kthjellime

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:27
Ulëz, Burrel.

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë  e cila do të kushtëzojë përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vendin tonë dhe Kosovë.

Shqipëria të enjten, 22 nëntor 2018

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në zonën  veriperëndimore. 

Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë i forcës 3 me  lartësi  vale 0,5 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          5/14°C 
Zonat e  ulëta           10/19°C
Zonat  bregdetare   12/20°C

Kosova për  ditën e enjte, 22 nëntor

Moti do të jetë   vranësira mesaatre deri të dendura mjegull. 

Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 7°C deri në 9 °C  vlera më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat