Vizita në Kroaci, Meta në shkollën ‘Krune Krstica’, aty ku Fishta e Mjeda folën shqip

Shqipëria

Vizita në Kroaci, Meta në shkollën ‘Krune Krstica’, aty ku Fishta e Mjeda folën shqip

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:30
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Kroaci.

Ai ka bërë një ndalesë edhe në shkollën “Krune Krstica” në Zadar, dhe ka takura nxënësit e mësuesit e kësja shkolle. “Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip”, shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Presidentit:

Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstica” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat