Protesta para Kuvendit të Shqipërisë, momente tensioni gjatë fjalës së Ramës

Shqipëria

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë, momente tensioni gjatë fjalës së Ramës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Protesta para Kuvendit të Shqipërisë

Banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re në Tiranë, kanë dalë të protestojnë para parlamentit, duke pasur edhe përplasje fizike me policinë.

Protesta ka kaluar në përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për disa momente, teksa në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama ku ka folur për zgjerimin e Unazës së Re duke premtuar dëmshpërblim të plotë vetëm për personat që kanë banesat e legalizuara, e vetëm bonos qiraje për banorët e tjerë.

Për pak minuta protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Parlamentit, por janë ndalur nga forcat e policisë.

Aktualisht situata paraqitet më e qetë, por vihet re edhe prania e disa fëmijëve, të cilët rrezikohen të dëmtohen nga aktet e dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat