Protesta e dhunshme, 11 të shoqëruar. Policia publikon emrat

Shqipëria

Protesta e dhunshme, 11 të shoqëruar. Policia publikon emrat

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Protesta nga banorët e Astirit

(E plotësuar) - Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kanë shoqëruar 11 persona.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç;
– Fluturim Goleci, 30 vjeç;
– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
– Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç;
– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);
– Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
– Shpati Bilbili, 31 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Protesta e dhunshme, prokuroria shkon në spital

Një grup prokurorësh ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ku po trajtohen efektivët e policisë të lënduar gjatë protestës së dhunshme para Parlamentit.

Grupi i punës i prokurorisë nisi hetimet në lidhje me policët e goditur në protestë.

12 janë efektivët e plagosur, raporton zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, që shton se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se një efektiveje i janë këputur gishtat e dorës nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.

Ministri i brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj, ka vizituar mesditën e së enjtes në Spitalin Ushtarak 12 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme para godinës së Parlamentit.

Ai ka biseduar me efektivet që kanë marrë lëndime gjate protestës, ku për disa momente nuk munguan momentet e dhunës, teksa protestuesit tentuan të thyejnë barrikadën e efektivëve për të hyrë brenda godinës së Parlamentit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Video: ‘Jam vetëm 17-vjeç o të q…’, nis shoqërimi me forcë i protestuesve

Ka nisur shoqërimi me forcë i banorëve të Astirit pas protestës së tyre përpara ambienteve të Kuvendit. Nga ana e policisë  është përdorur dhunë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë dhe të veshur si civilë.

Mes personave që kanë ndërhyrë për të tejkaluar konfliktin kanë qenë dhe deputetët e LSI-së, ndërsa Luan Rama shihet që ti heqë nga duart e policisë një prej të rinjve.

Ndërkohë që arrestimet kanë nisur dhe pranë spitalit të Traumës në Tiranë, gjithccka ka ndodhur live në praninë e mediave dhe të deputetëve të PD-së.

Duke se pas sinjalizimit të kryeministrit Edi Rama se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet, efektivët kanë nisur shoqërimet në masë.

Në këtë video janë pamjet nga shoqërimi në polici i një të riu, i cili pasi është rrethuar nga efektivët ka shpërthyer edhe në të shara, duke kujtuar se është vetëm 17 vjeç.

Protestë e dhunshme para Kuvendit. Mbërrin ambulanca, 6 efektivë të plagosur

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur.

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat