Sandër Lleshaj në Spitalin Ushtarak, viziton efektivët e plagosur

Shqipëria

Sandër Lleshaj në Spitalin Ushtarak, viziton efektivët e plagosur

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Sandër Lleshaj, ka vizituar mesditën e së enjtes në Spitalin Ushtarak 6 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme para godinës së Parlamentit.

Ministri i brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj, ka vizituar mesditën e së enjtes në Spitalin Ushtarak 6 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme para godinës së Parlamentit.

Ai ka biseduar me efektivet që kanë marrë lëndime gjate protestës, ku për disa momente nuk munguan momentet e dhunës, teksa protestuesit tentuan të thyejnë barrikadën e efektivëve për të hyrë brenda godinës së Parlamentit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat