Protestë e dhunshme para Kuvendit, gjashtë policë të lënduar

Shqipëria

Protestë e dhunshme para Kuvendit, gjashtë policë të lënduar

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Foto nga protesta

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa policë të lënduar.

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur gjashtë pjesëtarë të Policisë së Shtetit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit, shkruan Top Channel.

Më tej, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat