Apeli i Vettingut i “pret kokën” gjyqtarit të Lartë Ndreca

Shqipëria

Apeli i Vettingut i “pret kokën” gjyqtarit të Lartë Ndreca

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:42
Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit së Gjykatës së Lartë Tom Ndreca.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra Ndrecën që më datë 17 korrik të këtij viti me argumentin se kishte konstatuar parregullsi në pasurinë e gjyqtarit në shifra që kapnin disa miliona lekë.

Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk kishte deklaruar një procedim për kunatin për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Këtë të enjte KPA vendosi të mbajë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut, duke bërë që gjyqtari të shkarkohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat