Ministria pengon mjekët për të punuar në Gjermani - Bota Sot
Ministria pengon mjekët për të punuar në Gjermani

Shqipëria

Ministria pengon mjekët për të punuar në Gjermani

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Ilustrim

Një kontratë pune me institucionet e shëndetësisë në Shqipëri tash e tutje mund të jetë pengesë për mjekët që duan të shkojnë drejt Gjermanisë për të punuar.

Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune.

Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e pasur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që u nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave. Ky kusht për mosdhënien e dokumentit kryesor për largimin dhe punësimin e mjekëve jashtë vendit, duket se do të mbajë peng shumë prej atyre që kanë planifikuar apo nisur procedurat për largim. Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë, ndërsa në Gjermani vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat