Prokuroria nis hetimet për protestën e banorëve të Astirit, “rreshton” 5 vepra penale

Shqipëria

Prokuroria nis hetimet për protestën e banorëve të Astirit, “rreshton” 5 vepra penale

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:12
Pamje nga protesta

Prokuroria nis punën dhe ashtu siç pritej ka regjistruar një procedim penal për protestën e sotme.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal për 5 vepra penale, Plagosja e rëndë me dashje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, Kundërshtimi i punonjësit të policisë, Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre edhe një punonjëse policie e repartit special “Shqiponja” me dëmtime të rënda të shëndetit. Po ashtu në Spitalin e Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesemarrës në protestë.

Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, sqaron prokuroria, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat