Kush është efektivja e policisë që humbi gishtat në protestë, ja gjendja e saj

Shqipëria

Kush është efektivja e policisë që humbi gishtat në protestë, ja gjendja e saj

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:11
Ina Nuka

Ina Nuka është efektivja e policisë që ka mbetur e plagosur në protestën e sotme të banorëve të “Unazë së Re” para parlamentit.

Në foto e shkrepur në spitalin e Traumës në Tiranë, Nuka duket e shtrirë në një nga shtretërit e spitalit, me gishtat e dorës të fashuar. Demtime duket se ka marre edhe ne faqen e djathte.

Image

Nuka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, mësohet se më herët ka punuar në Patrullë të Përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me herët ka studiuar tek Universiteti i Sporteve.

E reja ka humbur 2 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

24-vjecarja ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e saj raportohet se eshte e qendrueshme. E reja ishte nje nder dy efektivet e policise qe pesuan demtime me te rennda gjate protestes se sotme.

Image

Zyrtarisht, Policia njoftoi se 12 punonjës policie u plagosen si dhe 3 protestues.

Burime nga policia bëjnë me dije se  Ina Nuka “jeton e vetme me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat