Protesta e banorëve të “Astirit” para Parlamentit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë

Shqipëria

Protesta e banorëve të “Astirit” para Parlamentit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:01
Protesta

Protesta e banorëve të “Astirit” nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat e huaja, të cilat i bënë jehonë asaj çfarë ndodhi ditën e sotme para Parlamentit.

Ata theksuan faktin se protesta u përshkallëzua, e nga konfrontimet pati efektivë dhe protestues të plagosur, por edhe të shoqëruar në polici.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se; Qindra protestues shqiptarë janë përplasur me policinë, ndërsa ata u përpoqën të futeshin brenda në Parlament, ata protestuan kundër një vendimi qeveritar për prishjen e banesave të tyre dhe ndërtimin e një rruge të re. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, vijojnë më tej mediat prestigjioze, u bëri thirrje protestuesve “të marrin atë që ju jep ligji dhe të largohen nga rruga”.

Ndër mediat që pasqyruan protestën e banorëve të “Astirit” ishin: “The Washington Post”, “NY times”, “AP News Agency”, “ABC News”, “Daily Mail”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat