Basha: “Rama hapi ekspozitë në Gjermani me para të vjedhura”

Shqipëria

Basha: “Rama hapi ekspozitë në Gjermani me para të vjedhura”

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:06
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje telefonike në emisionin Neës24, është shprehur se projekti i Unazës së re është një projekt vjedhjeje. Basha u shpreh se Rama për pushtet dhe para mund të bëjë çdo gjë dhe mund të vrasë.

Pjesë nga intervista

Ju dëgjuar sot fjalimin e zotit Edi Rama, u tall me banorët dhe tha të lirojnë rrugën. Cila është përgjigja juaj në këtë rast?

E pat ku ishte Edi Rama para dy ditësh?

Ishte për një ekspozitë, me piktura.

Kishte marrë dhe djalin dhe djalin e vogël me vete. Djali me babanë po hapte ekspozitë ne gjermani me para të vjedhura, dhe mijëra fëmijë rrinë rrugëve. Po e dini pse kushton kaq shumë kjo rrugë? Sepse gjysmat e lekëve shkojnë në xhepat e Ramë, ku është një projekt vjedhje, dhe jo zhvillimi. Është gati të bëj çdo gjë për pushtet dhe pasuri dhe është gati dhe të vrasë.

Kemi një vijë sjellje të kësaj qeveri, kemi një autokrat në pushtet, ndërkohë kemi një opozitë që veprimi i saj duket pak i zbehte. Nëse ti fyen banorët, e mbytsh Parlamentin me ato që kemi thënë. Opozita i jep hapësira mbijetesës së Ramës, të paktën është një perceptim?

Ku e ke dëgjuar këtë perceptim, ne kemi qenë në krah të banorëve. Qeveria ka shkelur çdo ligj. Beteja jonë po vazhdon, kemi kushtëzuar marrëdhënien me Kuvendin, për të hequr këtë lukuni hajdutësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat