“Fajtor i dhunës së djeshme është Edi Rama, zifti të Astiri më shtrenjtë se floriri!”

Shqipëria

“Fajtor i dhunës së djeshme është Edi Rama, zifti të Astiri më shtrenjtë se floriri!”

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Protesta

Për ish- ministrin e LSI, Ylli Manjani, fajtor për dhunën e djeshme para parlamentit është vetëm një person dhe ai është kryeministri Edi Rama.

Sipas Manjanit gjuha e përdorur nga Rama është një gjuhë urrejtje që për herë të fundit është përdorur në Luftën e Dytë Botërore.

“Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri!

Ky quhet ABUZIM i pastër!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat