Panxha në Tiranë kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri

Shqipëria

Panxha në Tiranë kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Forumin e Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e dy qeverive përkatëse për problematikat e sipërmarrësve gjatë aktivitetit të tyre.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka paraqitur listën e kërkesave ndaj dy Qeverive për të lehtësuar mundësinë e tregtimit të dy vendeve, ku do të lejohet qarkullimi i mallrave në mes të këtyre dy vendeve.

"Janë pengesa që besoj që do të ndalen nëse  ekziston vullneti largohen në qoftë se ekziston vullneti i dy qeverive Heqja e skenerit të kufi të Shqipërisë, njohja e certifikimeve të fitimeve sanitare, të behet amandamentimi i ligjit për taksat kombëtare të ndryshuar, ku të përjashtohen për materialet e plastikës, të largohen taksat për kamionët sepse kjo paraqet pengesë për shkuarje-ardhje të dy vendeve. Kjo është një listë e dy organizatave e cila është dërguar në dy qeveritë, por e cila nuk është implementuar", ka thënë ai.

Panxha në Tiranë ka folur edhe për rritjen e taksës 100 përqind të vendosur ndaj Serbisë  për të cilin ka thënë se ky është një vendim i guximshëm që tregon se Kosova është shtet.

“Është me rëndësi që Shqipëria me Kosovën të thellojë bashkëpunimin ekonomik", ka thënë Panxha.

Agim Fejza, kryetar i forumit ekonomik ndërkombëtar, tha se këto kërkesa është mirë të adresohen edhe në Maqedoni, ku gravitojnë 85 për qind shqiptarë.

 "Biznesi është që këtë popull e ka ngritur këtu ku është, duhet me çdo kusht që të bëjmë presion, që t'i zgjedhim çështjen. Mos harroni Maqedoninë, Luginën e Preshevës. Mendoj që është koha të bëjmë presion real e jo virtual", tha ai.

 Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se këto kërkesa të prezantuara sot, janë të trajtuara me shumë kujdes, për një periudhë 2 vjeçare .

" Mbledhja e radhës do të jetë me 26 nëntor në Pejë. U lodhëm me këto mbledhje, në fund nuk kemi asnjë rezultat. Ne jemi një komb, jemi një ekonomi e përbashkët", ka thënë Jaka./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat