Personi që qëlloi Edi Ramën me këpucë, punonjës i administratës - Bota Sot
Personi që qëlloi Edi Ramën me këpucë, punonjës i administratës

Shqipëria

Personi që qëlloi Edi Ramën me këpucë, punonjës i administratës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:02
Personi që qëlloi me këpucë kreun e qeverisë u shoqërua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin aty.

Kryeministri Rama u qëllua dje me këpucë teksa ndodhej në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e policisë që u plagosën nga përplasja me protestuesit para Kuvendit.

Personi që qëlloi me këpucë kreun e qeverisë u shoqërua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin aty.

Sipas një banori të Unazës së Re, i cili u prezantua si Lutfi Kastrati dhe ishte i pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ai rrëfeu se personi që qëlloi Ramën me këpucë ishte punonjës i administratës, ndërsa policia dhe punonjësit e INUK-it i kishin terrorizuar familjen dhe dhunuar fëmijët.

Ai tregoi disa foto ku thotë se babai ka vajtur në spital në datën 15 nëntor për të marrë kartelën e fëmijëve në spital pasi ishte zhdukur.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta çuar çështjen në gjykatë.” – tha Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...