Në 8 vitet e qeverisjes së PD-së, asnjë legalizim në Libofshë

Shqipëria

Në 8 vitet e qeverisjes së PD-së, asnjë legalizim në Libofshë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Në vitet 2006-2013 në Njësinë Administrative Libofshë në Fier, janë legalizuar vetëm 72 objekte, shumica prej të cilave biznese, ndërsa vetëm në 4 vjet kjo qeveri legalizoi 8320 objekte 93% prej të cilave shtëpi, ose 110-fish më shumë.

Nga Libofsha ku zhvilloi një takim për reformën e pronës, Kryeministri Edi Rama solli shifra konkrete për të dëshmuar vendosmërinë e kësaj qeverie në procesin e legalizimeve.

Sa i takon vetëm komunës së Libofshës, Kryeministri solli edhe një tjetër statistikë, ku sipas tij në vitet 2006-2013 në këtë komunë nuk rezulton asnjë legalizim. Ndërsa ne, tha Rama, vetëm në këtë komunë kemi bërë 857 legalizime dhe procesi tani është mbyllur.

Kjo sipas tij, ndodhi sepse 94% e legalizimeve në Libofshë janë shtëpi apo ndërtime në tokën e vetë pronarëve dhe jo në tokat e të tjerëve. “Ndaj nuk erdhën t’ju legalizojnë dhe në 8 vite bënë vetëm 72 legalizime, sepse nuk kishit pse t’i paguanit. Edhe te Unaza e Re në Tiranë, vetëm nga korriku në shtator 2013, pasi hëngrën 1 milionë shpulla, legalizuan 40 godina me tituj pronësie, biznese dhe jo shtëpi ‘gjynahqarësh'”, tha Rama.

Rama tha se “në 8 vite të qeverisjes së mëparshme në Shqipëri u legalizuan gjithsej 21 mijë godina nga të cilat shumica ishin biznese”. “Ne kemi legalizuara 150 mijë objekte në 4 vjet dhe shumica dërrmuese janë shtëpi, përfshi edhe objektet e kultit”, tha kryeministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat