'Rama do të apelojë së shpejti, që t’i kërkojmë falje Vangjush Dakos'

Shqipëria

'Rama do të apelojë së shpejti, që t’i kërkojmë falje Vangjush Dakos'

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Genc Pollo

Partia Demokratike ka bërë thirrje sot që jo vetëm opozita, por e gjithë shoqëria, të mos reshtë, të mos lërë gurë pa lëvizuar, që banditët të shkojnë aty ku e kanë vendin, qofshin këta edhe zyrtarë.

Deklarata u bë nga deputeti Genc Pollo, i cili ngriti zërin për mungesën e reagimit nga shteti dhe prokuroria ndaj fakteve të bëra publike tashmë të lidhjeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve.

"Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjigmet zyrtare të bandës së Avdylajve dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit  dhe shef politik i Rilindjes, është palë kontraktore me këtë bandë, - tha Pollo. - Avdylajt i mblidhinin atij vota me para dhe kërcënime. Shef rilindasi lokal i shërbente duke i mbrojtur nga Policia., duke i dhënë tendera dhe leje ndërtimi dhe duke i emëruar minibanditët me shkollë  në drejtoritë e Durrësit.

Në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen për ti çelur rugën hetimit të pandikuar.

Në një vend normal, partia e tij do ta kishte zhveshur nga funksionet partiake.

Në një vend normal, shefi i qeverisë do ta dënonte aktin e ofiqarit dhe do të insistonte së paku një sqarim të plotë dhe hetim të thellur. Por në Shqipërinë rilindase kemi kryebashkiakun që tërsëllon, herë me zë të trashë dhe herë me qësendi dhe është i pakursyer ën padi. Partia e tij gjallon nën thundrën bandito-rilindiste.

Shefi i mazhorancës i jep mbrojtje mbi dhe nën rrogoz dhe së shpejti pritet të apelojë se kush mendoi keq për Dakon, duhet t’i kërkojë atij falje publike. Ndaj është detyrë primare e opozitës dhe gjithë Shqipërisë të mos reshtim dhe mos lëmë gurë pa përmbysur derisa të jemi një vend normal."   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat