Meta pjesë e promovimin të librit të diplomatit të shquar

Shqipëria

Meta pjesë e promovimin të librit të diplomatit të shquar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:14
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të diplomatit, Bashkim Zeneli.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta e cilëson librin “Miqësi e trazuar Greqia në kujtimet e ambasadorit”, mjaft të rëndësishëm për forcimin e miqësisë me vendin fqinj.

“Ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në promovimin e librit më të ri të diplomatit dhe publicistit të shquar, Bashkim Zeneli, me titull “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”. Një libër i rëndësishëm që do të na orientojë drejt forcimit të kësaj miqësie tepër jetike për dy popujt dhe vendet tona.”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat