Shehaj, qytetarëve:Protestoni, vetëm ajo ju ka mbetur përballë kësaj qeverie

Shqipëria

Shehaj, qytetarëve:Protestoni, vetëm ajo ju ka mbetur përballë kësaj qeverie

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Deputeti Demokrat, Agron Shehaj, me anë të një postimi në rrjete sociale ka deklaruar se qytetarëve ju ka mbetur vetëm protesta.

Sipas tij përballë kësaj qeverie dhe përballë këtyre vjedhjeve të mëdha që po bëhet, shqiptarët duhet të bashkohen dhe të protestojnë.

Ja postimi i Shehajt:

Qytetarë "zaptues"(sipas Rames) apo qeveri e korruptuar?

Protestë e dhunshme apo abuzim i pushtetit mbi protestuesit?

It's all about money!!!

Rruga e Kombit, Teatri, Unaza e Madhe, check-up, koncesionet, janë vjedhje gjigande në dëm të qytetarëve.

Qeveria i përdor paratë e vjedhura në media, për të bindur njerëzit që fajin e kanë qytetarët se janë "shpellarë"

Shqiptarëve ju ka mbetur vetëm protesta... Kur pushteti vjedh dhe poshtëron popullin e pambrojtur..

Kur bën ligje speciale për të pasuruar miqtë e vetë.. ( Teatri)

Kur rrugët e ndërtuara me paratë tona iu falen Oligarkëve..

Kur prokuroria dhe gjykatat nuk veprojnë..

Kur paratë i fshehin në kompani offshore..

Kur mediat janë nën presionin e tmerrshëm të Qeverisë..

Te gjithë duhet të dalim në protestë, të mbushim sheshet dhe rrugët.

Hajdutët dhe banditët nuk do ia dalin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat