Basha: “Unaza e Re” një vijë e kuqe, nuk e lejojmë Ramën ta kalojë

Shqipëria

Basha: “Unaza e Re” një vijë e kuqe, nuk e lejojmë Ramën ta kalojë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, ku përsëriti edhe njëherë akuzat për se me projektin e Unazës së Re, po bëhet një mega-aferë korruptive.

Ai përmendi shifrat tejet të larta të investimit në këtë projekt, ndërsa iu kundërvu Ramës, duke e akuzuar se me “diarrenë” e akuzave ndaj opozitës dhe gazetarëve, po kërkon të mbrojë këtë akt korruptiv.

“Afera e Unazës së Re është kryekëput një aferë e madhe korruptive, ku po paguhen 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. ‘Diarreja’ e akuzave të lëshuara nga Agai i Surrelit, në drejtim të gazetarëve dhe opozitës, vjen për të mbrojtur këtë aferë që synon të mbushë xhepat e tij dhe ortakëve të tij”, deklaroi Basha.

Më pas kreu i Partisë Demokratike pati edhe një apel të qartë për kryeministrin Rama, duke i kujtuar atij se realizimi i këtij projekti është nëj vijë e kuqe që nuk duhet shkelur.

“Ne nuk do të të lejojmë të vjedhësh ato 40 milionë euro. Ky projekt është një vijë e kuqe, të cilën ti nuk ke për ta kaluar, pasi nuk do të të lëmë të sakrifikosh jetën e qytetarëve, por do të përballemi me çdo mënyrë, me ty. Sot ka sërish protestë dhe Partia Demokratike do të jetë sërish aty, për të mbështetur dhe mbrojtur banorët e Unazës së Re”, deklaroi Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së u bëri apel edhe ndërkombëtarëve, që të shohin dhe verifikojnë dhunën e të gjitha formave, që po ushtrohet ndaj banorëve të Unazës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat