Meta surprizohet në 110 vjetorin e alfabetit të Gjuhës Shqipe

Shqipëria

Meta surprizohet në 110 vjetorin e alfabetit të Gjuhës Shqipe

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Rozhajën ditën e sotme, me rastin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës shqipe.

Në këtë vizitë presidenti meta është surpizuar pasi ka takuar një vajzë me emrin Abetare, e cila vinte nga Vuthaj.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti përmes rrjetit social Facebook.

Ja çfarë shkruan Meta:

Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë.

Surprizë e këndshme të takoja sot në Rozhajë, Abetaren nga Vuthaj, e së bashku të uronim 110-vjetorin e Alfabetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat