Rama kthen sytë nga xhandarmëria: Duhet të marrim një vendim përfundimtar

Shqipëria

Rama kthen sytë nga xhandarmëria: Duhet të marrim një vendim përfundimtar

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:53
Xhandarmëria

Kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e krijimit të xhandarmërisë. 

Në aktivitetin ku u prezantuan makinat e reja të Policisë së Shtetit. kreu i ekzekutivit tha se shumë shpejt në parlament do të kalojë projekti i ri për krijimin e forcës së re të specializuar.

Kryeministri shpjegoi se pjesë e xhandarmërisë mund të jetë një numër i konsiderueshëm efektivësh nga policia ushtarake.

Rama: Duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën, nëse po, apo nëse jo dhe për të futur në një proces historik, siç është ky i kalimit nga një epokë shumë problematike në raport me sigurinë e me krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh nga Policia Ushtarake. Kjo është temë që meriton në debat shterues pa humbur kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat