Plagosja me armë në Lushnjë, policia jep detaje

Shqipëria

Plagosja me armë në Lushnjë, policia jep detaje

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:03
Ilustrim

Policia e Lushnjës ka dhënë detajet e para për plagosjen me armë zjarri në një lokal.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnjë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat